Eurovision 2014, Austria fituese

Conchita Wurst nga Austria është fituesja e këtij viti të festivalit të këngës evropiane Eurosong, në një konurrencë shumë të fortë këngësh që ka mbretëruar këtë vit.

ShowBiz

11/05/2014 01:33

Nata finale e festivalit ‘Eurovision 2014’ është mbajtur në Kopenhagen të Danimarkës në një organizim mbresëlënës e posaqërisht me këngë dhe performanca shumë të mira të shteteve që kanë arritur të hyjnë në finale.

26 këngë janë paraqitur në finale. Më pas, derisa Evropa ka votuar, në skenën e Eurovisionit në Danimarkë ka pasur disa performanca mes tyre edhe fituesja e vitit të kaluar, Emelie De Forest.

 Mes Suedisë, Holandës, Armenisë ,Hungarisë dhe Austrisë, fitues doli të jetë Austria me gjithsej 290 vota.

Transgjenderi Conchita Wurst ka bërë një performancë fantastike me këngën ’Rise like a Phoneix’ dhe këto ditë të festivalit, megjithë kontestimeve dhe kritikave kundër pjesëmarrjes së Austrisë këtë vit, ka qëndruar e fortë.

Holanda ka arritur të marrë votat për vendin e dytë derisa top 3 e përmbyll Suedia.

Kështu, në pranverën e vitit tjetër edicioni i 60 i Eurovisionit do të mbahet në Austri.