Fanella e re e Liverpoolit

Liverpool vazhdon të eksperimentojë me ngjyrën e fanellës së dytë. Pasi ajo është kritikuar shpeshherë në edicionet e kaluara, për ngjyrën, dizajnin e shumëçka tjetër që thuhej se nuk ka të bëjë asgjë me klubin nga Anfield Road. Reds (Të Kuqtë) duket se kanë vendosur të ‘zverdhen’ për sezonin e ardhshëm. Në një fotografi të…

Sport

23/01/2014 15:10

Liverpool vazhdon të eksperimentojë me ngjyrën e fanellës së dytë.

Pasi ajo është kritikuar shpeshherë në edicionet e kaluara, për ngjyrën, dizajnin e shumëçka tjetër që thuhej se nuk ka të bëjë asgjë me klubin nga Anfield Road.

Reds (Të Kuqtë) duket se kanë vendosur të ‘zverdhen’ për sezonin e ardhshëm. Në një fotografi të publikuar nga tabloidët britanikë, është shfaqur një fanellë me ngjyrë të verdhë që besohet se do të jetë uniforma e dytë e Liverpoolit në edicionin e ardhshëm.

Ajo thuhet se është produkti më i ri nga Warrior, kompania përgjegjëse për fanellat e gjigantit nga Anfield Road.

Liverpool do të shpresojë se paraqitjet e tyre në udhëtime në sezonin e ardhshëm të kenë shkëlqim të madh aq sa fanella e re.