Fillon mbulimi i gropave në rrugët e kryeqytetit (Foto)
Komuna e Prishtinës ka filluar mbulimin e gropave në rrugët e kryeqytetit, të cilat për ditë të tëra kanë shkaktuar probleme për ngasësit e automjeteve.

Lajme
Sot, kanë filluar punimet në tunelin te Kurrzi në Lagjen Dardani, nga tuneli për të vazhduar me rrugën \”Rexhep Luci. Po ashtu dhe rruga te Gjykata e Qarkut, dhe më pastaj në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Sipas Komunës së Prishtinës, këto evidentime e ndërhyrje përveç monitorimit e kontrollit të specialistëve të Drejtorive në Komunë janë bërë me ndihmën e vazhdueshme të qytetarëve, të cilët janë treguar shumë bashkëpunues me Komunën në raportimin e problemeve në lagjet e tyre të banimit apo në zonat ku punojnë.
Zyrtarët komunal thonë se sot e nesër do të riparohen të gjitha gropat të cilat janë hapur ditëve të fundit si rezultat i reshjeve të shumta të shiut.