Fiorentina ‘nokauton’ Milanin

Nëse deri më tani gjatë këtij sezoni rezultatet e Milanit kanë qenë dëshpëruese, tani mund të themi se ato janë katastrofale. Rossonerët pësuan humbe 0:2 në San Siro nga Fiorentina – disfata e pestë këtë edicion – në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A. Skuadra Viola, njësoj si në dy edicionet e kaluara,…

Sport

02/11/2013 22:49

Nëse deri më tani gjatë këtij sezoni rezultatet e Milanit kanë qenë dëshpëruese, tani mund të themi se ato janë katastrofale. Rossonerët pësuan humbe 0:2 në San Siro nga Fiorentina – disfata e pestë këtë edicion – në kuadër të xhiros së 11-të në Serie A.

Skuadra Viola, njësoj si në dy edicionet e kaluara, mori pikë të plota nga udhëtimi në Milano, ku kësaj radhe festoi falë golave nga Juan Vargas në pjesën e parë dhe Borja Valeros në të dytën. Milan është në pozitën e 11-të me 12 pikë, plot 18 më pak se lideri Roma që të dielën ndeshet në udhëtim me Torinon.

Në ndeshjen tjetër, Napoli fitoi 2-1 ndaj Catanias në San Paolo me golat nga Jose Maria Callejon dhe Marek Hamsik pas 20 minutash lojë.

Kurse, skuadra siciliane krejt qka arriti të bëjë ishte ngushtimi i disavantazhit me golin nga Lucas Nahuel Castro në vazhdim të pjesës së parë.

Kështu, Napoli iu përgjigj fitores së mëhershme të Juventusit duke barazuar pikët me kampionin dhe afruar në dy pikë Romës.