Fjalët emocionuese të drejtoreshës për mësuesen 24-vjeçare që vdiq në gjumë

14:38 | 13 Maj 2019

Kolegët e të ndjerës kanë shprehur dhimbjen e thellë.

Për 20 nxënësit e një klase në shkollën fillore “Fazli Grajqevci” nuk do të ketë mësim sot për shkak të vdekjes së mësueses së tyre Lindita Preteni.

Vdekja e papritur e mësueses 24-vjeçare ka tronditur kolektivin e shkollës. Në njoftimin e mortit, kolegët e të ndjerës kanë shprehur dhimbjen e thellë.

Drejtoresha e shkollës ku e ndjera po jepte mësim tash e një vit , shprehu dhembjen e saj për humbjen e Linditës.

Drejtoresha e shkollës, “Fazli Grajqevci”, Naxhije Kurti, e çmoi punën që e ndjera tash e një vit e kishte bërë në shkollën që Kurti e udhëheq.

“Lindita ishte shembull, një mësues e e pa shoq. Që një vit ka qenë në shkollën “Fazli Grajqevci”, në një paralele e cila i ka 20 nxënës. Ata sot nuk kanë dal në mësim. Janë të gjithë të mërzitur për vdekjen e Linditës”, ka deklaruar për Express, drejtoresha e shkollës.

Lindita, 24-vjecare, ndërroi jetë papritur mëngjesin e sotëm. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e saj.

Ndërkohë, varrimi do të bëhet sot gjatë orës 16:30 në varrezat e qytetit në Shipol.