Fjolla brengoset për Universitetin

Fjolla Morina është mjaft e brengosur për ngjarjet e fundit që po ndodhin në Universitetin e Prishtinës. Në fakt, studentët e tij po protestojnë çdo ditë, duke e kërkuar largimin e rektorit Ibrahim Gashi, duke e akuzuar se ai ishte përfshirë në veprime të paligjshme. Edhe këngëtarja kosovare është në anën e studentëve. Madje, ajo…

ShowBiz

02/02/2014 18:51

Fjolla Morina është mjaft e brengosur për ngjarjet e fundit që po ndodhin në Universitetin e Prishtinës. Në fakt, studentët e tij po protestojnë çdo ditë, duke e kërkuar largimin e rektorit Ibrahim Gashi, duke e akuzuar se ai ishte përfshirë në veprime të paligjshme.

Edhe këngëtarja kosovare është në anën e studentëve. Madje, ajo ka bërë thirrje që të hënën (nesër), të gjithë t’i përgjigjen protestës së radhës.

“Universiteti në rrezik! Ai Universitet që e mbaj mend si fëmij e me të cilin ndjeheshim të gjithë krenarë. Universiteti që është institucioni më i lartë arsimor në vend. Të hënen, nga ora 12:00 të gjithë në marsh!”, ka shkruar Fjolla në rrjetin social, Facebook. Të shohim nëse vetë këngëtarja seksi do t’i bashkohet kësaj thirrjeje.