Flet komandanti i grupit të FSK-së në Turqi: Jemi 30 veta, shpresoj të ndihmojmë sado të mundemi
Komandanti i ekipit të kërkim shpëtimit nga Kosova, Egzon Syla, ka folur për misionin e FSK-së në Turqi. Ai në një intervistë për A2 CNN, ka thënë se janë dy ekipe të shpëtimit urbane, teksa me vete kanë marrë edhe qentë e kërkim shpëtimit, shkruan lajmi.net. Syla ka shtuar se shpresa e tij dhe ekipit…

Lajme
Komandanti i ekipit të kërkim shpëtimit nga Kosova, Egzon Syla, ka folur për misionin e FSK-së në Turqi.
Ai në një intervistë për A2 CNN, ka thënë se janë dy ekipe të shpëtimit urbane, teksa me vete kanë marrë edhe qentë e kërkim shpëtimit, shkruan lajmi.net.
Syla ka shtuar se shpresa e tij dhe ekipit të tij është që të ndihmojnë sa më shumë që munden popullin turk në këtë situatë të vështirë pas tërmetit shkatërrues që la prapa mijëra viktima.
“Kemi nisur dje udhëtimin me avion, por për shkak të fluksit ende nuk kemi arritur në zonën ku do të ndërhyjmë. Ne kemi dy ekipe të kërkim-shpëtimit urban, kemi edhe qen të kërkim-shpëtimit. Shpresoj të ndihmojmë me sado të mundemi. Kemi një grup më shumë se 30 veta”, u shpreh Egzon Syla, komandant i grupitt. /Lajmi.net/