Fuerza Tigre

Ai u largua por ata nuk e harrojnë. Atletico Madrid ka shprehur përkrahjen për ish sulmuesin Radamel Falcao pas lëndimit të tij të rëndë që do ta lë pa u paraqitur me Kolumbinë në Kampionatin botëror 2014. Ish golgeteri i Los Cholchoneros, nga ky edicion anëtar i ri i Monacos, u dëmtua në ndeshjen e…

Sport

23/01/2014 21:13

Ai u largua por ata nuk e harrojnë. Atletico Madrid ka shprehur përkrahjen për ish sulmuesin Radamel Falcao pas lëndimit të tij të rëndë që do ta lë pa u paraqitur me Kolumbinë në Kampionatin botëror 2014.

Ish golgeteri i Los Cholchoneros, nga ky edicion anëtar i ri i Monacos, u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Francës kundër Monts Or Azergues të mërkurën.

Dhe, testet mjekësore kanë konfirmuar se ai ka këputur ligamentet kruciale në gjurin e majtë dhe do të mungojë së paku gjashtë muaj.

Por, Falcao mund të ngushëllohet nga fakti se është duke marrë përkrahje të madhe përfshirë nga ish skuadra e tij Atletico Madrid.

Ekipi i trajnerit Diego Simeone para takimit të parë me Athletic Bilbaon në çerekfinale të Copa del Rey u paraqitën me fanella me mbishkrimin ‘Fuerza Tigre’, si dhe paraqitën një figurtë të Falcaos në tabelën e stadiumit.