Gabriel Jesus do të mungojë një muaj pas lëndimit të pësuar

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus pësoi lëndim me kombëtaren e Brazilit. Gabriel Jesus ka pësuar një lëndim në gju dhe pritet të mungojë një muaj. Braziliani ishte përballur me një problem në gju për disa javë në Arsenal para Kupës së Botës. Duket se lëndimi i tij u përkeqësua në ndeshjen e Brazilit kundër Kamerunit…

Sport

04/12/2022 13:49

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus pësoi lëndim me kombëtaren e Brazilit.

Gabriel Jesus ka pësuar një lëndim në gju dhe pritet të mungojë një muaj.

Braziliani ishte përballur me një problem në gju për disa javë në Arsenal para Kupës së Botës.

Duket se lëndimi i tij u përkeqësua në ndeshjen e Brazilit kundër Kamerunit dhe kjo do të thotë se ai pritet të humbasë rreth një muaj aksion.

Sipas ‘Goal’, Jesus mund të humbasë deri në katër ndeshje me Arsenalin.

Ai mund të kthehet në kohë për derbin e Londrës veriore të planifikuar të zhvillohet më 15 janar 2023. Nëse ai nuk është plotësisht i aftë për këtë, ai mund të kthehet një javë më vonë kundër Manchester United./Lajmi.net/