Gakpo flet për të ardhmen e tij
Anësori i PSV dhe Holandës, Cody Gakpo ka folur në lidhje me të ardhmen e tij. Gakpo po tregon formë të lartë edhe në Kampionatin Botëror, duke ndihmuar Holandën të kalojë në çerekfinale të këtij kompeticioni. E paraqitjet e tij fenomenale kanë bërë që shumë klube të shfaqin interesim drejt tij. Së fundmi është vetë…

Sport
Anësori i PSV dhe Holandës, Cody Gakpo ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
Gakpo po tregon formë të lartë edhe në Kampionatin Botëror, duke ndihmuar Holandën të kalojë në çerekfinale të këtij kompeticioni.
E paraqitjet e tij fenomenale kanë bërë që shumë klube të shfaqin interesim drejt tij.
Së fundmi është vetë lojtari që ka komentuar në lidhje me të ardhmen, duke thënë se tani mendon vetëm për Kupën e Botës.
“Duhet të jem i sinqertë, nuk po mendoj për këtë tani. Jam i fokusuar në Kupën e Botës, dua të vazhdoj të performoj mirë”, tha ai për ‘The Athletic’.
“Shpresojmë që kur të bëhemi kampionë bote, mund të mendojmë për gjëra të tjera”.
Shumë klube të mëdha evropiane po e ndjekin nga pas yllin e PSV.
Mbetet të shihet se cili do jetë destinacioni i radhës për të./Lajmi.net/