Gjashtë minutat e Matas
Iu nevojitën vetëm gjashtë minuta. Gjashtë minuta që Juan Mata të dëshmojë vlerën e tij në Manchester United, gjashtë minuta të kombinojë, edhe pse jo drejtpërdrejt me Robin van Persien për golin e parë në fitoren 2:0 ndaj Cardiffit në Old Trafford. Mata u bë përforcimi më i shtrenjtë në histori të Manchester Unitedit kur…

Sport
Iu nevojitën vetëm gjashtë minuta. Gjashtë minuta që Juan Mata të dëshmojë vlerën e tij në Manchester United, gjashtë minuta të kombinojë, edhe pse jo drejtpërdrejt me Robin van Persien për golin e parë në fitoren 2:0 ndaj Cardiffit në Old Trafford.
Mata u bë përforcimi më i shtrenjtë në histori të Manchester Unitedit kur iu bashkua klubit në fillim të javës nga Chelsea për 37 milionë funte.
Dhe, menaxheri David Moyes e inkuadroi menjëherë në formacionin bazë kundër Cardiffit dhe Mata dha shenjat e para të asaj që mund të pritet prej tij në vazhdim.
Tifozët e pritën ngrohtë nga hapi i parë që bëri në Old Trafford e deri tek minuta e 85’të kur e duartrokitën derisa doli nga fusha për t’ia liruar vendin kosovarit Adnan Januzaj.
Mata u zgjodh si futbollisti i ndeshjes nga ManUtd.com.