Gjendet një trup i pajetë në Veri
Është gjetur një trup i pajetë në Veri të Mitrovicës. Policia thotë se në trupin e këtij person me inicialet M.U. nuk janë parë shenja dhune.

Lajme
Është gjetur një trup i pajetë në një vend të në Veri të Mitrovicës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Shefi i Operativës së Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Zeljko Bojic, ka thënë për agjencinë Beta se familja e këtij personi me inicialet M.U. kishte lajmëruar për humbjen e anëtarit të tyre.
“Rreth orës 11 është gjetur një trup i pajetë M.U. (46), në Veri të Mitrovicës. Hetimet vazhdojnë. Atë çfarë mund të them për këtë moment është se në trup nuk vërehen shenja dhune”.
“Trupi do të dërgohet për obduksion në Prishtinë”.