Gjinekologu tregon se a do mund të shpëtohej foshnja e gruas së vrarë tek QKUK-ja

Në rastin e vrasjes së gruas shtatzëne u vu në pikëpyetje mundësia e shpëtimit të foshnjës së saj nga mjekët. Por sipas gjinekologut, Dergut Aliu në këtë rast ka qenë shumë e vështirë të bëhet sepse pas vdekjes së gruas kanë qenë në pyetje pak minuta që mund të shpëtohej foshnja, e që sipas tij,…

Lajme

01/12/2022 19:49

Në rastin e vrasjes së gruas shtatzëne u vu në pikëpyetje mundësia e shpëtimit të foshnjës së saj nga mjekët.

Por sipas gjinekologut, Dergut Aliu në këtë rast ka qenë shumë e vështirë të bëhet sepse pas vdekjes së gruas kanë qenë në pyetje pak minuta që mund të shpëtohej foshnja, e që sipas tij, ka qenë e pamundur të arrihet nga mjekët e Gjinekologjisë.

“Pas vdekjes së nënës së ardhshme duhet kohë shumë e shkurtër për të ndihmuar për ta nxjerrë beben sa më shpejtë nga nëna eventualisht e vdekur. Këtu fillimisht është dashur të konstatohet a ka vdekur nëna apo ende është gjallë, sepse nëse do të ishte ende gjallë, atëherë brenda dy tre minutave mund të ndodhë edhe shpëtimi. Mirëpo në këtë rast derisa të vijë mjeku, derisa të përcaktojë a është nëna e vdekur shkon goxha një kohë dhe është shumë e vështirë të nxirrej bebja me operacion”, ka thënë ai në emisionin “Ditari”, në Tëvë1.

Të mërkurën rreth orës 18:00 është vrarë një grua e moshës 35-vjeçare para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.

Ajo ishte shtatzëne dhe sipas të afërmeve të saj priste të lindte së shpejti. I dyshuari për vrasjen e saj është ish-bashkëshorti i cili ende nuk është arrestuar.