Gjithçka ‘Ok’ në Chelsea
Sulmuesi i Chelseas, Samuel Eto’o ka insistuar se është i lumtur me gjendjen e tij aktuale në Stamford Bridge. Më herët gjatë javës, ylli kamerunas bëri të ditur se do të konsiderojë mundësinë e rikthimit në futbollin spanjoll për t’u pensionuar te ish skuadra e tij Mallorca, ku luajti gjatë periudhës 2000-2004. Mirëpo, 32-vjeçari tani…

Sport
Sulmuesi i Chelseas, Samuel Eto’o ka insistuar se është i lumtur me gjendjen e tij aktuale në Stamford Bridge.
Më herët gjatë javës, ylli kamerunas bëri të ditur se do të konsiderojë mundësinë e rikthimit në futbollin spanjoll për t’u pensionuar te ish skuadra e tij Mallorca, ku luajti gjatë periudhës 2000-2004.
Mirëpo, 32-vjeçari tani ka theksuar se nuk mund të jetë më i lumtur te gjiganti londinez. Eto’o i cili realizoi het-trik në fitoren 3:1 ndaj Manchester Unitedit në Premierligë të dielën, tha: “Për momentin, jemi në të gjitha garat. Nëse Chelsea nuk është klubi më i mirë në botë, atëherë është një prej klubeve më të mira në botë”.
“Nuk e di nëse do të fitojmë gjithçka por sezoni është duke shkuar mirë deri më tani. Më pëlqen të luaj këtu dhe kur më ofrohet mundësia të bëjë atë që duhet për t’i ndihmuar bashkëlojtarëve”, u shpreh ish anëtari i Anzhi Makhachkala.