Golden State Warriors mposht Houston Rockets

GSW ka marrë fitoren e radhës në NBA. Golden State Warriors mposhtën 120 – 101 Houston Rockets, shkruan lajmi.net. Ndeshjen më mirë e nisën GSW pasi qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të madhe ndaj Houston. Më pas, edhe kundërshtarët morën vetën, por që nuk u mjaftoi për të marrë edhe fitoren. Për Golden…

Sport

04/12/2022 08:30

GSW ka marrë fitoren e radhës në NBA.

Golden State Warriors mposhtën 120 – 101 Houston Rockets, shkruan lajmi.net.

Ndeshjen më mirë e nisën GSW pasi qysh në çerekun e parë krijuan epërsi të madhe ndaj Houston.

Më pas, edhe kundërshtarët morën vetën, por që nuk u mjaftoi për të marrë edhe fitoren.

Për Golden State Warriors më të dalluarit ishin Andrew Wiggins me 36 pikë, dy asistime dhe pesë kërcime.

I mirë ishte edhe ylli i skuadrës, Stephen Curry me 30 pikë, 10 asistime dhe tri kërcime.

Për Rockets paraqitje të mirë zhvilloi Kevin Porter Jr. me 20 pikë, katër asistime dhe tri kërcime.

Kështu GSW tashmë kanë 13 fitore dhe 11 humbje gjithsej në NBA.

Ndërsa, Houston kanë vetëm gjashtë fitore dhe plotë 17 humbje./Lajmi.net/