Gonçalo Ramos, lojtari i ndeshjes ndaj Zvicres

Gonçalo Ramos është zgjedhur lojtari i ndeshjes në përballjen Portugali – Zvicër, në kuadër të Kupës së Botës. Sulmuesi, që e zëvendësoi Cristiano Ronaldon në majë të sulmit, shënoi tri gola në fitoren e luzitanëve 6-1 ndaj Zvicrës. Lojtari këtë çmim e mori pikërisht nga Ronaldo i cili sot ndeshjen e nisi nga stoli. Mbetet…

Sport

06/12/2022 22:19

Gonçalo Ramos është zgjedhur lojtari i ndeshjes në përballjen Portugali – Zvicër, në kuadër të Kupës së Botës.

Sulmuesi, që e zëvendësoi Cristiano Ronaldon në majë të sulmit, shënoi tri gola në fitoren e luzitanëve 6-1 ndaj Zvicrës.

Lojtari këtë çmim e mori pikërisht nga Ronaldo i cili sot ndeshjen e nisi nga stoli.

Mbetet të shihet nëse Ramos do të ketë vazhdimësi në paraqitjet e tij të mira. /Lajmi.net/