“Grupi i të Drenicës” del në gjykatë më 22 maj

Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sabit Geci, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Ismet Haxha dhe Avni Zabeli do të dalin para trupit gjykues më 22 maj, raporton KTV.

Lajme

11/05/2014 10:22

EULEX-i ka konfirmuar nisjen e gjykimit 12 muaj pas fillimit të këtij rasti.

Për grupin e dytë, ku gjithashtu bën pjesë Sylejman Selimi, por edhe vëllezërit Demaku, ata Demaj dhe Isni Thaçi, shpejt do të caktohet data e nisjes së shqyrtimit kryesor.

Mbrojtja ka bërë kërkesë që rasti të zhvendoset nga veriu i Mitrovicës në gjykatën në Prishtinë.