Grupit “Ukë Rugova dhe të Tjerët” u janë gjetur pasaporta

Burime të lajmi.net pohojnë se në pronat e të arrestuarve, si të dyshuar për krim të organizuar lidhur me shitblerje të vizave, janë gjetur disa pasaporta. Dyshohet se Ukë Rugova e ka menaxhuar tërë këtë proces.

Lajme

06/02/2014 19:03

Operacioni i ndërmarrë nga EULEX për bastisjen e dhjetë personave, në mesin e të cilëve me i njohuri Deputeti Ukë Rugova, nuk ka rezultuar i thatë.

Burime të lajmi.net pohojnë se në pronat e të arrestuarve, si të dyshuar për krim të organizuar lidhur me shitblerje të vizave, janë gjetur disa pasaporta.

Po ashtu, burimet deklarojnë se nga hetimet e deritashme dyshohet se djali i ish Presidentit Ibrahim Rugova, Uka, ka dalë të ketë qenë “lehtësues i komunikimit” midis punëtorit të Ambasadës Italiane dhe anëtarëve të tjerë të Grupit.

“Ukë Rugova dyshohet se e ka menaxhuar tërë këtë proces”, ka deklaruar ky burim për lajmi.net.

Prokuroria ka kërkuar t’u caktohet 30 ditë paraburgim të gjithë të dyshuarve, me arsyetimin se ekziston rreziku i ikjes dhe ndikimit në dëshmi.

Por, avokati Tomë Gashi ka thënë se nuk ka asnjë arsye që ata të mbahen në paraburgim.

“Unë kam deklaruar se asnjë arsye nuk ekziston për paraburgim, sepse nuk do të ikë as Ukë Rugova, as klienti im Izet Beqiri, e as të tjerët. Nuk mund të ndikojë askush në provat që i ka siguruar Prokurori me përgjime telefonike si dhe gjatë bastisjes”.