Grushtoi kalin, një vit burg

Një tifoz i Newcastle Unitedit i cili goditi kalin e një polici pas shpërthimit të dhunës pas humbjes së skuadrës së tij nga Sunderland, është dënuar me një vit burg. Barry Rogerson, 45-vjeç nga Bedlington grushtoi kalin e një polici derisa mbante të veshur fanellën e Newcastles, dhe kishte fytyrën e mbuluar me një shall.…

Sport

24/10/2013 21:00

Një tifoz i Newcastle Unitedit i cili goditi kalin e një polici pas shpërthimit të dhunës pas humbjes së skuadrës së tij nga Sunderland, është dënuar me një vit burg.

Barry Rogerson, 45-vjeç nga Bedlington grushtoi kalin e një polici derisa mbante të veshur fanellën e Newcastles, dhe kishte fytyrën e mbuluar me një shall.

Ai ishte në mesin e 1000 tifozëve të Newcastle të akuzuar për shkaktimin e përleshjeve me policinë pas ndeshjes në St James Park.

Rogerson është shpallur fajtor nga një gjykatë në Newcastle, për sjellje të dhunshme. “Ke pasur mundësi të mjaftueshme për tu larguar. Ti qëndrove aty dhe në fund sulmove kalin duke e qëlluar në kokë. Kjo ka mundur t’i sjell lëndime serioze, polici po ashtu mund të kishte rënë nga kali dhe mund të pësonte lëndime të rënda”, deklaroi gjyqtari Paul Sloan QC.

Përveç një viti burg, Rogerson është dënuar për gjashtë vjet nga përcjellja e ndeshjeve në stadiume. Pronari i kalit ka thënë se ai nuk ka pësuar lëndime.