Guardiola për Januzajn

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola beson se talenti kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj mund të bëhet një prej futbollistëve më të mirë në botë. Mesfushori më herët gjatë këtij sezoni vazhdoi kontratën e tij me gjigantin nga Old Trafford deri në vitin 2018, ndërsa para se ta bënte këtë, kërkohej nga shumë klube…

Sport

09/11/2013 20:20

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola beson se talenti kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj mund të bëhet një prej futbollistëve më të mirë në botë.

Mesfushori më herët gjatë këtij sezoni vazhdoi kontratën e tij me gjigantin nga Old Trafford deri në vitin 2018, ndërsa para se ta bënte këtë, kërkohej nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Barcelonën, Juventusin dhe Manchester Cityn.

Januzaj ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në edicionin e parë me ekipin senior të Unitedit në Premierligë dhe ka marrë lëvdata të shumta, të cilave i është bashkuar edhe një prej trajnerëve më të famshëm aktualisht në botë, Pep Guardiola.

“Adnan Januzaj është talent i vërtetë. Mendoj se në të ardhmen do të bëhet një prej futbollistëve më të mirë në botë”, deklaroi Guardiola për portalin www.plbold.dk