‘Happy’ vizualizohet me Shpend Ahmetin në Prishtinë
Kënga ‘Happy’ e kënduar nga Pharrell Williams është shumë e njohur e sidomos për klipin e saj i cili është tejet unik.

ShowBiz
Kënga ‘Happy’ e Pharell Williams shoqërohet me një klip të jashtëzakonshëm, klip ky i cili është prodhuar në vende të ndryshme të botës në mënyra të ndryshme.
Sidoqoftë, ky klip më në fund është vizualizuar edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Në këtë klip të filmuar në Prishtinë, shihen banorë të cilët kanë marrë pjesë në mënyrë vullnetare. Përpos kësaj, këtu është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke mos harruar këtu as Fisnik Ismailin.
Klipi është përpunuar nga kompania e quajtur ‘Karrota’ e cila për të bërë një gjë të tillë ka punuar për plotë tre javë.
VIDEO