Haradinaj e quan dyfytyrësh Ramiz Kelmendin

Edhe AAK sikurse shumica e subjekteve politike në këto kohë para zgjedhjeve ka vazhduar përforcohet me personalitete të reja politike. Laura Kryeziu-Selimi nga sot është pjesë e këtij subjekti. Lieri i AAK-së foli edhe për kalimet e fundit, nga një parti në tjetrën, veprime këto të cilat i cilësoi si dyfytyrësi. 

Lajme

12/05/2014 14:57

Laura Kryeziu-Selimi i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.  Ajo do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Kryeziu që nga viti 2002 ka punuar për Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Ajo ka udhëhequr programin Hope Felloëship që është program për fuqizimin e gruas.

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj në një konferencë për media tha se Kryeziu-Selimi do të kontribuoj në fuqizimin e femrës kosovare në aleancë por edhe në institucionet e vendi.

 “Është një kolege e cila në raste të ndryshme ka përfaqësuar koncepte të ngjashme me të Aleancës, por ka mbajtur përgjegjësi të rëndësishme me mekanizmat ndërkombëtar që janë lidhur direkt me zhvillimet në vend”.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është treguar aktive ditëve të fundit në sjelljen e figurave të reja në parti. Por, pati edhe largime.

Biznesmeni Ramiz Kelmendi që ishte deputetë nga radhët e AAK në legjislaturën e fundit, vendosi t’i bashkohej Partisë Demokratike të Kosovës.

Për Haradinajn, kalimet e tilla nga një parti në tjetrën janë paksa të habitshme. Thotë se ata që kanë bërë kritika për një parti politike, sot po i bashkohen atyre. Këtë e quajti dyfytyrësi. Ndonëse nuk përmendi emra, indirekt duket se iu referua ish bashkëpartiakut të tij Ramiz Kelmendi.

“Këtu po flasim për cilësi. Është pak për habi situata kur aderojnë në parti politike po ata të njëjtit që i kanë thënë 1 milion të zeza për atë parti deri në ditën kur aderojnë”.

“Kjo është pak për çudi. Mund të flitet për një moral të dyfishtë ose për dyfytyrësi”.

Anëtarja e re  e AAK-së, Laura Kryeziu Selimi, tha se angazhimet e saj dhe afërsi me këtë subjekt kanë qenë qysh prej kohësh.

 “Besoj që me aderimin tim së pari në AAK duke besuar që do të rikthejmë një qeverisje të referuar në 100 ditshin e z.Haradinaj do të mundohem që të jemi zëri më i fuqishëm i juaji në Parlament ashtu edhe në Qeverinë e ardhshëm që besoj se do të jemi atje”.