Haradinaj nderon martirët e fshatrave të Pejës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të mërkurën homazhe në fshatrat e Pejës - Qyshk, Pavlan Zahaq dhe Llabjan, në 15-vjetorin e rënies së mbi 110 martirëve të kësaj ane.

Lajme

14/05/2014 13:42

Haradinaj me këtë rast ka thënë se këto fshatra janë adresë e lirisë, ku janë flijuar shumë njerëz, kanë rënë shumë martirë, dhe ky vend është edhe një tregues se si kemi ardhur deri te liria.

Duke folur për kontributin e dhënë dhe sakrificën për liri të njerëzve të këtyre fshatrave, kreu i AAK-së ka thënë se “këtu dhe në këto fshatra është  gërshetuar saktë kontributi për liri dhe flijim”.

“Nderimi për të rënët mbetet obligim i yni, kurse vepra e tyre udhërrëfyes në punën tonë të përditshme”, ka thënë ndër të tjera lideri i AAK-së.

Haradinaj do të merr pjesë edhe në akademinë përkujtimore kushtuar këtyre martirëve, që mbahet sot në qytetin e Pejës.