Haradinaj pas tërmetit në Turqi: Qeveria të ndajë një fond dhe të ofrojë ndihmën e FSK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaja ka reaguar pas tërmetit shkatërreus që goditi Turqinë. Ai me anë të një postimi në Facebook i ka propozuar Qeverisë që të ndajë një fond emergjent për ofrimin e ndihmave si dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK. Postimi i plotë i Haradinajt I prekur thellë nga ngjarjet…

Bota

06/02/2023 08:42

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaja ka reaguar pas tërmetit shkatërreus që goditi Turqinë.

Ai me anë të një postimi në Facebook i ka propozuar Qeverisë që të ndajë një fond emergjent për ofrimin e ndihmave si dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK.

Postimi i plotë i Haradinajt

I prekur thellë nga ngjarjet tragjike pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Në këto rrethana të vështira për popullin e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima dhe me sa më pak dëme!

I propozoj Qeverisë së Kosovës ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja. /Lajmi.net/