Haxhiu e Kurti edhe frizerin e njëjtë, ministrja reklamon pak “fenirimin” e flokëve
Lëvizja Vetëvendosje është një ndër partitë që shpesh herë ka nxitur reagime për shkak se është akuzuar për rritjen e saj duke ‘sharë’ të gjitha qeveritë e kaluara. Kanë qenë zyrtarët e VV-së që gjithmonë kanë vendosur në ‘shënjestër’ qeveritarët për jetën e tyre “luksoze”, shkruan lajmi.net. Por, tash që po bëjnë dy vite në…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje është një ndër partitë që shpesh herë ka nxitur reagime për shkak se është akuzuar për rritjen e saj duke ‘sharë’ të gjitha qeveritë e kaluara.
Kanë qenë zyrtarët e VV-së që gjithmonë kanë vendosur në ‘shënjestër’ qeveritarët për jetën e tyre “luksoze”, shkruan lajmi.net.
Por, tash që po bëjnë dy vite në pushtet, duket se edhe zyrtarët e Vetëvendosjes kanë nisur të ndryshojnë jetesën e tyre.
Së fundmi, një sallon i bukurisë ka postuar një fotografi të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila duket se ka lyer e rregulluar flokët në këtë sallon, që në pamje të parë duket mjaft “luksoz”.
Në këtë sallon duket se rregullohen shumica e zyrtarëve të VV-së, përfshirë këtu edhe kryeministrin Albin Kurti.
Fotoja e Kurtit duke u rregulluar në këtë sallon kishte qarkulluar edhe më parë nëpër rrjete sociale duke nxitur mjaft shumë reagime në opinionin publik. /Lajmi.net/