Hazard e sqaron “zënkën” me Vertonghen: S’u rrahëm, i thashë se është i ngadalshëm – ai u pajtua

Eden Hazard e ka sqaruar situatën në mes të tij edhe Jan Vertonghen pas ndeshjes ndaj Marokut, në kuadër të fazës së grupeve të Kupës së Botës. Belgët humbën 2-0 në atë ndeshje dhe pas takimit u raportua për një zënkë në mes të dyshës. Përkitazi me këtë situatë, ishte ylli i Real Madridit ai…

Sport

29/11/2022 14:13

Eden Hazard e ka sqaruar situatën në mes të tij edhe Jan Vertonghen pas ndeshjes ndaj Marokut, në kuadër të fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Belgët humbën 2-0 në atë ndeshje dhe pas takimit u raportua për një zënkë në mes të dyshës.

Përkitazi me këtë situatë, ishte ylli i Real Madridit ai që e sqaroi të gjithën.

Ndër të tjera, numri 10 i kombëtares tha se vetë ai iu drejtua mbrojtësit duke i thënë se s’është më i shpejtë, teksa Vertongen u pajtua me këtë konstatim.

“I thashë Vertonghen se ai nuk është më i shpejtë. Ai ra dakord”, tha fillimisht ai.

“Unë nuk jam rrahur me Vertonghen. Unë nuk jam budalla, ai është shumë më i madh se unë”, përfundoi ai.

Se nuk ka pasur zënkë në mes të dyshes e tha edhe Courtois i cili përgënjeshtroi raportimet e ditës së sotme. /Lajmi.net/