Haziri: Kurti është fshehur pas hijes së Hovenier, tani pranoi të gjitha marrëveshjet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me dialogun dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Haziri ka kritikuar Kurtin lidhur me çështjen e targave dhe ka thënë se është fshehur pas hijes së ambasadorit, Jeff Hovenier. “A e…

Lajme

01/12/2022 19:10

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me dialogun dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Me anë të një postimi në Facebook, Haziri ka kritikuar Kurtin lidhur me çështjen e targave dhe ka thënë se është fshehur pas hijes së ambasadorit, Jeff Hovenier.

“A e patë Kurtin si iku e si u fshehë pas hijes së madhe të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier?!Kur e ka lutur BE kryeministrin e Kurti në vitin e parë të qeverisjes për të hyrë në dialog, ky i fundit ka thënë se nuk është prioritet i qeverisjes së tij. Fillimisht ka kërkuar rishikim të marrëveshjeve, lexim të transkripteve e procesverbaleve, duke akuzuar rëndë qeveritë paraprake. Prej prioritetit të shtatë, ky kryeministër e nxorri në prioritetin e parë dialogun me Serbinë dhe i pranoi të gjitha marrëveshjet, e duke hequr dorë krejtësisht edhe nga konfiskimi dhe gjobat për targat.”, ka shkruar Haziri.

Tutje, duke i quajtur “drama”, lëvizjen politike të Kurtit, Haziri e ka akuzuar atë se ka rrezikuar se seriozisht raportet me ShBA-në.

“Pse u dashtë kjo dramë nga Kurti, duke i rrezikuar seriozisht raportet me ShBA-në, të ndërtuara tash e 32 vjet më parë nga Presidenti Rugova, e pas dy ditësh të pranojë gjithçka?!Çka të themi tash pos që me mashtrime perfide i fitoi zgjedhjet e fundit?!”, ka vijuar ai./Lajmi.net/