Historike: Stephanie Frappart, gjyqtarja e parë që ndan drejtësinë në Kupën e Botës për meshkuj

Arbitrja franceze Stephanie Frappart bëhet gruaja e parë që të drejtojë  një ndeshje të Kupës së Botës FIFA, atë në mes të Kosta Rikës – Gjermanisë. Kupa e Botës FIFA Katar 2022 është vendosur të krijojë një moment historik në historinë e arbitrimit. Në ndeshjen e Grupit E, ndërmjet Kosta Rikës dhe Gjermanisë nuk do…

Sport

01/12/2022 20:03

Arbitrja franceze Stephanie Frappart bëhet gruaja e parë që të drejtojë  një ndeshje të Kupës së Botës FIFA, atë në mes të Kosta Rikës – Gjermanisë.

Kupa e Botës FIFA Katar 2022 është vendosur të krijojë një moment historik në historinë e arbitrimit. Në ndeshjen e Grupit E, ndërmjet Kosta Rikës dhe Gjermanisë nuk do të ketë asnjë burrë në mes, por një grua – francezja Stephanie Frappart, e cila bëhet femra e parë që do të marrë drejtimin e një ndeshje të Kupës së Botës për meshkuj.

Emërimi i saj u njoftua nga organizatorët e turneut të martën dhe do të thotë se zyrtarja 38-vjeçare e ndeshjes do të zërë vendin e saj në historinë e këtij kompeticioni.

Frappart mori drejtimin e dy ndeshjeve në kualifikueset për turneun, por prania e saj në Kupën e Botës është një moment domethënës.

Francezja ishte gjyqtarja e katërt në barazimin 0-0 mes Meksikës dhe Polonisë në ndeshjen hapëse në Grupin C, duke u bërë gruaja e parë që merr rolin në një Kupë Botërore për meshkuj.

Frappart ka gjykuar në gjashtë ndeshje në dy garat e fundit të FIFA World Cup për Femra – Kanada 2015 dhe Francë 2019./Lajmi.net/