Hokeisti Vladimir Putin (Video)

Ai është presidenti i cili ka hipur mbi kalë dhe ka përqafuar një ari. Ndërsa sot është rikthyer përsëri, duke luajtur hokej mbi akull me yjet e pensionuar të këtij sporti në Rusi. 

Bota

11/05/2014 00:13

Presidenti 61 vjeçar që ka dëshirë të paraqitet si një madho, humbi disa raste të favorshme për të shënuar, por në fund duke u ndihmuar nga bashkëlojtarët e tij, arriti të shënoj në portën kundërshtare. 

Me fanellën sportive numër 11, Putin u kthye në qytetin nikoqir të Olimpiadës Dimërore Soçi. 

Putin duket se ka dashur të tregoj se kur e gjithë bota po diskuton për të, rreth zhvillimeve në Ukrainë, ai është shumë i relaksuar.