Honda dëshpëron japonezët
Keisuke Honda në sytë e japonezëve. Një këndvështrim i numrit 10 të ri të Milanit i cili erdhi në klub gjatë afatit kalimtar të janarit mes shumë parashikimeve, por ka dëshpëruar në muajin e parë me gjigantin italian. Pse po ndodh kjo? Chigusa Namihira, gazetar nga Nikkan Sports është përgjigjur në pyetjet e Milan News.…

Sport
Keisuke Honda në sytë e japonezëve. Një këndvështrim i numrit 10 të ri të Milanit i cili erdhi në klub gjatë afatit kalimtar të janarit mes shumë parashikimeve, por ka dëshpëruar në muajin e parë me gjigantin italian.
Pse po ndodh kjo? Chigusa Namihira, gazetar nga Nikkan Sports është përgjigjur në pyetjet e Milan News. Lexoni mendimin e tij.
“Honda vuan, ashtu siç parashikohej. Ritmi i futbollit në Rusi, ku ka luajtur deri së fundmi, janë ndryshe nga futbolli italian, andaj nevojitet kohë për t’u adaptuar”, deklaroi ai.
“Erdhi në një skuadër me probleme, dhe parashikimet mbi të ishin të mëdha, ndoshta të tepërta. Honda nuk mund të jetë shpëtimtari i vetëm, edhe pse ai ishte i vetëdijshëm për pritjet e mëdha pas ardhjes së tij”, shtoi Namihira.
“Në Japoni, janë të dëshpëruar me të dhe e kemi shkruar. Por, duhet t’i japim kohë”, përfundoi ai.