Horror: U shfaqet gjarpri mbi veturë (Video)

Nuk është çudi, nëse kafshë të ndryshme shfaqet rreth veturës suaj. Por kur bëhet fjalë për një gjarpër, atëherë nuk mund të ndihemi edhe shumë rehat, edhe pse për djemtë tajlandez edhe kjo nuk duket se i brengos shumë. 

Bota

11/05/2014 22:13

Gjatë udhëtimit me veturë në Bangkok , dy djem u befasuan, kur panë një gjarpër që u shfaq papritmas mbi automjetin e tyre. 

Për fat të mirë, gjarpri ishte vendosur në pjesën e jashtme të veturës dhe nuk arrinte që t’i sulmojë ata. 

Djemtë nuk duket se frikësohen. Ata vazhdojnë të dëgjojnë muzikë dhe të filmojnë gjarprin me telefonin e tyre.