Hoti: Gjendja e tensionuar në veri i konvenon vetëm Serbisë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se veprimet e dhunshme në veri janë të orkestruara nga Serbia, ku shumë qytetarë të Kosovës të komunitetit serb vazhdojnë të keqpërdoren nga Serbia për të krijuar tensione në atë pjesë të…

Lajme

06/12/2022 17:35

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se veprimet e dhunshme në veri janë të orkestruara nga Serbia, ku shumë qytetarë të Kosovës të komunitetit serb vazhdojnë të keqpërdoren nga Serbia për të krijuar tensione në atë pjesë të Kosovës kurdo që i nevojitet Serbisë, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se ai është i sigurt që ata qytetarët nuk dëshirojnë të jetojnë e t’i rrisin fëmijët në një ambient ku tensionet mund të ngritën kurdo sipas direktivave politike.

“Dhuna nuk duhet toleruar, as në veri dhe askund tjetër. Por, institucionet e sigurisë të Kosovës duhet të përgjigjen me kujdes dhe vendosmëri ndaj veprimeve të dhunshme, gjithmonë në koordinim me aleatët që janë të përfshirë në çështjet e sigurisë në Kosovës”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka thënë se me veprime të koordinuara duhet të parandalohet tensionimi i gjendjes në atë pjesë të vendit sepse nuk i konvenon shtetit të Kosovës dhe as komunitetit serb në ato komuna.

“Një gjendje e tensionuar atje i konvenon vetëm Serbisë”, ka deklaruar në fund Hoti. /Lajmi.net/