I dëshpëruari

Nicklas Bendtner ka bërë të ditur se ishte i “dëshpëruar” që nuk u lejua të largohet nga Arsenal gjatë afatit kalimtar të verës, duke insistuar se ishte i gatshëm të shkonte diku tjetër. Gjatë një interviste me të përditshmen daneze Berlingske, Bendtner ka treguar për rikthimin e tij në Emirates Stadium pas një edicioni në…

Sport

10/11/2013 10:18

Nicklas Bendtner ka bërë të ditur se ishte i “dëshpëruar” që nuk u lejua të largohet nga Arsenal gjatë afatit kalimtar të verës, duke insistuar se ishte i gatshëm të shkonte diku tjetër.

Gjatë një interviste me të përditshmen daneze Berlingske, Bendtner ka treguar për rikthimin e tij në Emirates Stadium pas një edicioni në formë huazimi te Juventus.

25-vjeçari ishte pritur të largohet nga Arsenal por menaxheri Arsene Wenger vendosi ta mbajë në klub për të përforcuar opsionet sulmuese.

“Gjithçka ishte në vend që unë të largohem, ishin tri klube të interesuara për mua dhe unë isha i gatshëm t’u thosha ‘po’. Isha shumë i dëshpëruar kur Ëenger më telefonoi, sepse kam qenë i gatshëm të lëvizi. Në fakt nuk kam menduar se do të dëshirojnë të më mbajnë”, deklaroi Bendtner.

“Nga mosha 16-vjeç jam në klub dhe ishte çmenduri që ata të më dërgojnë tek skuadra e dytë, duke më lënë të stërvitem i vetëm. Por, papritmas ishte sikur në kohën e vjetër. U ktheva në ekipin e parë, nga injorimi i plotë”, u shpreh ai.