lajmi.net

Imagjinoj një Prishtinë Ndryshe

Shpend Ahmeti thotë se në Prishtinë, ashtu si në nivelin qendror, ka lulëzuar krimi dhe korrupsioni. Thotë se një grup njerëzish e kanë shkatërruar qytetin. E Vetëvendosje, sipas tij, është e vetmja që ka guximin e vullnetin t’i luftojë ata.

Lajme

29/10/2013 15:03

Shpend Ahmeti është shkolluar në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka parë një transport publik të rregulluar për lakmi, ku ka gjetur shumë parqe e hapësira të gjelbëruara, e ku njerëzit kanë bërë një jetë të relaksuar.

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën thotë, në një intervistë për lajmi.net, se do të ishte mirë që ne t’i marrin tiparet më të mira nga disa qytete, përfshirë Bostonin, për ta shndrruar Prishtinën në një qytet normal për të jetuar.

“Për vete kam jetuar në Boston një kohë, i cili nuk është një qytet shumë madh, por që e ka të rregulluar transportin publik, ka parqe të qytetit,  ka një jetë paksa më të relaksuar dhe është qytet universitar”.

“Unë e marr Bostonin si një shembull shumë të mirë, edhe pse dallojnë gjeografikisht në të gjitha konceptet”.

“Por, mund të mos e marrim edhe atë shembull. Le t’i shohim kryeqytetet e rajonit të cilat e kanë buxhetin dy herë më të madh sesa Prishtina, por që disa aspekte i kanë shumë më të rregulluara sesa ne”.

“Ne nuk mund të jemi një ishull në Ballkan, të jemi pesë herë më të varfër sesa të tjerët dhe që vetëm tek ne të mos funksionojnë gjërat. Ne nuk jemi më pak të aftë sesa të tjerët, por thjesht nevojitet një organizim politik që të na bëjë të gjithëve bashkë, që të bëjmë Prishtinën të duket të paktën si një kryeqytet i një shteti”.

Shpend Ahmeti thotë se Prishtina nuk t’i ofron kushtet normale për një jetë normale.

“Nuk po flasim për luks, jo, por për çështje elementare, si uji, kanalizimi, çerdhet, shkollimi cilësor e deri te trafiku e gjëra tjera që ne i presim prej një komune normale”.

“Është gjendje e rëndë në këtë komunë dhe këtë po synojmë ta ndryshojmë”.

Ai thotë se ka kërkuar nga qytetarët e Prishtinës që ta imagjinojnë një jetë pak më normale. Një Prishtinë që ka ujë 24 orë, që ka çerdhje publike të mjaftueshme, e ku nuk ka probleme me trafikun urban, ndërtimet pa leje, me sigurinë në shkolla, etj.

“Mos ta pranojmë të keqen si diçka që po ndodh dhe duhet t’i adoptohemi asaj. Pra, në vend që të pranojmë që nuk kemi 10 orë në ditë ujë dhe t’i përshtatemi këtij orari, ne kemi kërkuar nga qytetarët që të paramendojnë 24 orë në ditë ujë, që të paramendojnë një Prishtinë ku nuk refuzohen fëmijët në çerdhe për arsyen se nuk ka vend, që të imagjinojnë një shkollë që ka nga një shujtë nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ku rregullohet çështja e çantave, e ku drejtorët nuk janë politikë e partiakë”.

“Thjesht të guxojmë të imagjionojmë një Prishtinë ndryshe, që ne e shohim si një kryeqytet të një shteti europian”.

“Prej që di për veten, ne si shoqëri kemi diskutuar tema të rënda, si papunësia, mungesa e zhvillimit ekonomik, varfëria. Flasim vetëm për vuajtje\”.

\”Unë dua që nesër fëmijët tanë të diskutojnë diçka tjetër, të diskutojnë për gjëra pozitive. Dhe, ne nuk mund të presim nga partitë politike të cilat kanë vepruar tash 14 vjet dhe i kanë dhënë këto rezultate, të na japin rezultate më të mira vitin e ardhshëm”.

“Ne po kërkojmë që të bëhemi bashkë dhe të provojmë një plan të ri, vullnet të ri, ekip të ri, një mendim ndryshe, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të mos i kenë problemet të cilat i kem ne sot”.

Shpend Ahmeti, që llogaritet një rival i fortë në garën për Prishtinën, thotë se në këtë qytet mungon planifikimi urban. Dhe kjo, sipas tij, më së miri shihet në lagjen e Spitalit, që njihet si Mati I,  ku mbretëron një kaos i madh në mungesë të këtij planifikimi.

“Ne planifikimin për rregullim urbanistik do ta bëjmë pas regjistrimit të gjendjes. Nuk mund të shkojmë më në zhvillim të qytetit vetëm për banim sepse urbanizmi kërkon që përveç banimit të ketë edhe veprimtari, por edhe hapësira rekreative”.

“Kemi lagje që kanë funksionuar mirë si Ulpiana, e cila ka qenë shembull i urbanizmit, por që këta e kanë futur në plan revidues sepse i është nevojitur dikujt që të ndërtojë një ndërtesë mjaft të madhe aty”.

“Ne do të identifikojmë të gjitha hapësirat rekreative dhe ekzistuese publike. Kur kemi folur për çerdhe, nuk kemi folur për ndërtimin e godinave të reja, por kemi kërkuar që në shkollën fillore në Matiqan të ndahet një pjesë e objektit, e cila do të mund të shërbente si çerdhe. Po mundohemi që të gjejmë hapësira ku mund të krijojmë të hapësira të gjelbëruara dhe qendra multimediale për rininë”.

Ahmeti thotë se është problem që të ketë një menaxhim të mirë të komunës, përderisa Kryetari i saj mban disa vende pune, siç është rasti me Isa Mustafën.

“Ne e kemi ekipin e veçantë, e që jam i lumtur që jam në atë ekip, të cilët janë profesionistë, sepse ka nevojë për ide të reja dhe kreativitet, por edhe për guximin që ne e kemi, që ta luftojmë të keqen në Prishtinë”.

“Ne e dimë, se ashtu siç ka lulëzuar krimi dhe korrupsioni në nivelin qendror, një fenomen i tillë ka ndodhur edhe në nivelin lokal. Këtu, ka një grup njerëzisht të cilët e kanë shkatërruar qytetin tonë dhe ne e kemi guximin që t’i luftojmë këta njerëz, ndërsa të tjerët nuk e kanë as guximin e as vullnetin që ta bëjnë këtë”.

“Pushteti qendror uzurpon parkingje në Prishtinë dhe sillet sikurse ligji nuk vlen për ta, ndërsa pushteti lokal nuk e ka guximin që të reagojë. Prandaj, mendoj se kjo do të ndryshojë në qeverisjen tonë”.

Shpend Ahmeti nuk thotë se e gjithë puna e kryetarit aktual, Isa Mustafa, ka qenë e keqe. Por, në Prishtinë ai thotë se dhe pas dy mandateve të tij mbretëron kaosi.

“Sheshi është shtruar disa herë, por nuk jeton e gjithë Prishtina në shesh. Ne kemi fshatra të tëra që nuk kanë kanalizim, por jo vetëm fshatra por edhe lagje si Tophanja, Medresa, Kodra e Trimave, e të cilat nuk i kanë shërbimet më bazike dhe për këtë nuk do të duhej që të mburremi me një shesh”.

“Nuk dua të them se e gjithë puna ka qenë e keqe, por ne nuk duhet që ta shpenzojmë kohë me  të kaluarën. Unë them që të shohim nga e ardhmja dhe të shohim se si do ta përmirësojmë qytetin”.

“Unë, si Shpend, e vlerësoj një Kryetar Komune në bazë të asaj se si e kam jetuar: vajzën time në klasë të dytë e kam në një klasë me 32 nxënësë, ndërsa djalin nuk po e pranojnë në çerdhet publike sepse nuk ka vend, në trafik është kaos, nuk kam ujë një pjesë më të madh të ditës dhe këto janë gjërat që unë i pres nga një komunë”.

“Fushata jonë nuk është e drejtuar ndaj një individi\”.

\”Nuk po them se ky njeri është i keq\”.

\”Por, po them se fushata jonë është e drejtuar kah e ardhmja, drejt përmirësimit. Sepse ndryshimi është i domosdoshëm në demokraci, e posaçërisht kur ne s’kemi parë rezultate nga qeverisja aktuale”.

Imagjinoj një Prishtinë Ndryshe

Shpend Ahmeti thotë se në Prishtinë, ashtu si në nivelin qendror, ka lulëzuar krimi dhe korrupsioni. Ai thotë se ka një grup njerëzish të cilët e kanë shkatërruar qytetin. E Vetëvendosje, sipas tij, është e vetmja që ka guximin e vullnetin t’i luftojë ata.

Lajme

29/10/2013 07:25

Shpend Ahmeti është shkolluar në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka parë një transport publik të rregulluar për lakmi, ku ka gjetur shumë parqe e hapësira të gjelbëruara, e ku njerëzit kanë bërë një jetë të relaksuar.

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën thotë, në një intervistë për lajmi.net, se do të ishte mirë që ne t’i marrin tiparet më të mira nga disa qytete, përfshirë Bostonin, për ta shndrruar Prishtinën në një qytet normal për të jetuar.

“Për vete kam jetuar në Boston një kohë, i cili nuk është një qytet shumë madh, por që e ka të rregulluar transportin publik, ka parqe të qytetit,  ka një jetë paksa më të relaksuar dhe është qytet universitar”.

“Unë e marr Bostonin si një shembull shumë të mirë, edhe pse dallojnë gjeografikisht në të gjitha konceptet”.

“Por, mund të mos e marrim edhe atë shembull. Le t’i shohim kryeqytetet e rajonit të cilat e kanë buxhetin dy herë më të madh sesa Prishtina, por që disa aspekte i kanë shumë më të rregulluara sesa ne”.

“Ne nuk mund të jemi një ishull në Ballkan, të jemi pesë herë më të varfër sesa të tjerët dhe që vetëm tek ne të mos funksionojnë gjërat. Ne nuk jemi më pak të aftë sesa të tjerët, por thjesht nevojitet një organizim politik që të na bëjë të gjithëve bashkë, që të bëjmë Prishtinën të duket të paktën si një kryeqytet i një shteti”.

Shpend Ahmeti thotë se Prishtina nuk t’i ofron kushtet normale për një jetë normale.

“Nuk po flasim për luks, jo, por për çështje elementare, si uji, kanalizimi, çerdhet, shkollimi cilësor e deri te trafiku e gjëra tjera që ne i presim prej një komune normale”.

“Është gjendje e rëndë në këtë komunë dhe këtë po synojmë ta ndryshojmë”.

Ai thotë se ka kërkuar nga qytetarët e Prishtinës që ta imagjinojnë një jetë pak më normale. Një Prishtinë që ka ujë 24 orë, që ka çerdhje publike të mjaftueshme, e ku nuk ka probleme me trafikun urban, ndërtimet pa leje, me sigurinë në shkolla, etj.

“Mos ta pranojmë të keqen si diçka që po ndodh dhe duhet t’i adoptohemi asaj. Pra, në vend që të pranojmë që nuk kemi 10 orë në ditë ujë dhe t’i përshtatemi këtij orari, ne kemi kërkuar nga qytetarët që të paramendojnë 24 orë në ditë ujë, që të paramendojnë një Prishtinë ku nuk refuzohen fëmijët në çerdhe për arsyen se nuk ka vend, që të imagjinojnë një shkollë që ka nga një shujtë nga klasa e parë deri në klasën e pestë, ku rregullohet çështja e çantave, e ku drejtorët nuk janë politikë e partiakë”.

“Thjesht të guxojmë të imagjionojmë një Prishtinë ndryshe, që ne e shohim si një kryeqytet të një shteti europian”.

“Prej që di për veten, ne si shoqëri kemi diskutuar tema të rënda, si papunësia, mungesa e zhvillimit ekonomik, varfëria. Flasim vetëm për vuajtje”.

“Unë dua që nesër fëmijët tanë të diskutojnë diçka tjetër, të diskutojnë për gjëra pozitive. Dhe, ne nuk mund të presim nga partitë politike të cilat kanë vepruar tash 14 vjet dhe i kanë dhënë këto rezultate, të na japin rezultate më të mira vitin e ardhshëm”.

“Ne po kërkojmë që të bëhemi bashkë dhe të provojmë një plan të ri, vullnet të ri, ekip të ri, një mendim ndryshe, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të mos i kenë problemet të cilat i kem ne sot”.

Shpend Ahmeti, që llogaritet një rival i fortë në garën për Prishtinën, thotë se në këtë qytet mungon planifikimi urban. Dhe kjo, sipas tij, më së miri shihet në lagjen e Spitalit, që njihet si Mati I,  ku mbretëron një kaos i madh në mungesë të këtij planifikimi.

“Ne planifikimin për rregullim urbanistik do ta bëjmë pas regjistrimit të gjendjes. Nuk mund të shkojmë më në zhvillim të qytetit vetëm për banim sepse urbanizmi kërkon që përveç banimit të ketë edhe veprimtari, por edhe hapësira rekreative”.

“Kemi lagje që kanë funksionuar mirë si Ulpiana, e cila ka qenë shembull i urbanizmit, por që këta e kanë futur në plan revidues sepse i është nevojitur dikujt që të ndërtojë një ndërtesë mjaft të madhe aty”.

“Ne do të identifikojmë të gjitha hapësirat rekreative dhe ekzistuese publike. Kur kemi folur për çerdhe, nuk kemi folur për ndërtimin e godinave të reja, por kemi kërkuar që në shkollën fillore në Matiqan të ndahet një pjesë e objektit, e cila do të mund të shërbente si çerdhe. Po mundohemi që të gjejmë hapësira ku mund të krijojmë të hapësira të gjelbëruara dhe qendra multimediale për rininë”.

Ahmeti thotë se është problem që të ketë një menaxhim të mirë të komunës, përderisa Kryetari i saj mban disa vende pune, siç është rasti me Isa Mustafën.

“Ne e kemi ekipin e veçantë, e që jam i lumtur që jam në atë ekip, të cilët janë profesionistë, sepse ka nevojë për ide të reja dhe kreativitet, por edhe për guximin që ne e kemi, që ta luftojmë të keqen në Prishtinë”.

“Ne e dimë, se ashtu siç ka lulëzuar krimi dhe korrupsioni në nivelin qendror, një fenomen i tillë ka ndodhur edhe në nivelin lokal. Këtu, ka një grup njerëzisht të cilët e kanë shkatërruar qytetin tonë dhe ne e kemi guximin që t’i luftojmë këta njerëz, ndërsa të tjerët nuk e kanë as guximin e as vullnetin që ta bëjnë këtë”.

“Pushteti qendror uzurpon parkingje në Prishtinë dhe sillet sikurse ligji nuk vlen për ta, ndërsa pushteti lokal nuk e ka guximin që të reagojë. Prandaj, mendoj se kjo do të ndryshojë në qeverisjen tonë”.

Shpend Ahmeti nuk thotë se e gjithë puna e kryetarit aktual, Isa Mustafa, ka qenë e keqe. Por, në Prishtinë ai thotë se dhe pas dy mandateve të tij mbretëron kaosi.

“Sheshi është shtruar disa herë, por nuk jeton e gjithë Prishtina në shesh. Ne kemi fshatra të tëra që nuk kanë kanalizim, por jo vetëm fshatra por edhe lagje si Tophanja, Medresa, Kodra e Trimave, e të cilat nuk i kanë shërbimet më bazike dhe për këtë nuk do të duhej që të mburremi me një shesh”.

“Nuk dua të them se e gjithë puna ka qenë e keqe, por ne nuk duhet që ta shpenzojmë kohë me  të kaluarën. Unë them që të shohim nga e ardhmja dhe të shohim se si do ta përmirësojmë qytetin”.

“Unë, si Shpend, e vlerësoj një Kryetar Komune në bazë të asaj se si e kam jetuar: vajzën time në klasë të dytë e kam në një klasë me 32 nxënësë, ndërsa djalin nuk po e pranojnë në çerdhet publike sepse nuk ka vend, në trafik është kaos, nuk kam ujë një pjesë më të madh të ditës dhe këto janë gjërat që unë i pres nga një komunë”.

“Fushata jonë nuk është e drejtuar ndaj një individi”.

“Nuk po them se ky njeri është i keq”.

“Por, po them se fushata jonë është e drejtuar kah e ardhmja, drejt përmirësimit. Sepse ndryshimi është i domosdoshëm në demokraci, e posaçërisht kur ne s’kemi parë rezultate nga qeverisja aktuale”.