Inter me top transferim nga Man City

16:28 | 15 Prill 2019

Inter është shumë afër të bëjë një transferim të madh gjatë verës.

Inter po mendon ta transferojë Ilkay Gudoganin nga Manchester City.

Mesfushori gjerman i ka bërë me dije skuadër angleze se dëshiron të largohet nga skuadra me të përfunduar ky sezon, përcjell lajmi.net.

Dëshira e tij për tu larguar nga Manchester City, ka bërë që Inter të futet në garë për transferimin e tij.

30 milionë euro është shuma që duhet paguar skuadra italiane për ta transferuar Gudoganin nga ‘Citizens’. /Lajmi.net/