Jablanoviq: Serbët mund të jenë forca e dytë në Kuvendin e Kosovës

Përfaqësues të serbëve në Veri të Kosovës, shprehën të bindur se serbët e Kosovës, pas zgjedhjeve të 8 qershorit, mund të jenë forca e dytë politike në Kuvend. Dragan Jablanoviq, thotë se do të hynë të bashkuar në zgjedhjet parlamentare. 

Lajme

14/05/2014 13:37

Kryetari i Komunës së Leposaciqit, Dragan Jablanoviq vlerëson se serbët e Kosovës, pas zgjedhjeve të 8 qershorit, mund të jetë forca e dytë për nga fuqia në Kuvendin e Kosovës.

Jablanoviq në një deklaratë për Tanjug, ka thënë se ndjehet i sigurt që serbët e veriut të Kosovës, do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Ai kërkoi nga Qeveria e Serbisë që të merr një qëndrim të qartë sa i përket daljes serbëve në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

“Shteti ynë është në Beograd, jam i bindur që Serbia nuk do të na lë, dhe janë i sigurt në këtë”.

“Lista Serbe” do të jetë një listë e përbashkët që do të marr pjesë në zgjedhje. Aty ka edhe parti të tjera të serbëve nga i gjithë territori i Kosovës. Qëllimi ynë është që serbët për herë të parë të bashkohen në një çështje të përbashkët”.