Jacobson në KQZ: Me zgjedhje të lira do të avanconi demokracinë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka vizituar të mërkurën Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku ka thënë se pret që zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit të jenë të lira, transparente dhe të drejta, si dhe të avancojnë demokracinë e Kosovës.

Lajme

14/05/2014 16:58

Ambasadorja Jacobson ka thënë se për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 8 qershorit OSBE-ja është e gatshme të japë asistencë, ashtu sikurse edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Transparenca, shenjtëria e votimit, është një gjë e rëndësishme. Gjëja e dytë është pjesëmarrja”, ka thënë ambasadorja Jacobson në takim me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.