Jahjaga e Thaçi për thellim të reformave
Presidentja Atifete Jahjaga ka pritur sot në takim Kryeministrin Hashim Thaçi me të cilin kanë folur për thellimin e reformave të përgjithshme në vend. Ata gjithashtu kanë diskutuar edhe për shënimin e 6 vjetorit të Pavarësisë.

Lajme
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka pritur në takim Kryeministrin Hashim Thaçi, për të diskutuar për reformën zgjedhore dhe proceset e tjera nëpër të cilat po kalon vendi.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim Kryeministrin e Republikës së Kosovës, zotëri Hashim Thaçin, me të cilin diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”.
“Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi u pajtuan që institucionet e vendit të vazhdojnë thellimin e reformave të përgjithshme në vend që do ta përafrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian”.
“Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi biseduan edhe për shënimin e 6-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca.