lajmi.net

Jahjaga pret ndihmën e OSBE-së për zgjedhjet e 8 qershorit

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur të martën ambasadorin e OSBE-së në vendin tonë, Jean-Claude Schlumberger, me të cilin ka biseduar për mundësinë e angazhimit teknik të këtij misioni në zgjedhjet parlamentare.

Lajme

13/05/2014 18:10

Sipas njoftimit nga ky takim, Jahjaga ka thënë se e vlerëson angazhimin dhe ndihmën e OSBE-së, e cila, sipas saj, ka një përvojë të mirë dhe një përgatitje të nevojshme teknike që të ndihmojë procesin që do të organizohet nga KQZ-ja.

Jahjaga ka thënë se misioni i OSBE-së sërish do të mund të ndihmojë procesin, përmes zyrtarizimit të përkrahjes për KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës dhe mbështetjes në aspektet e tjera të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vendin tonë, të caktuara të mbahen më 8 qershor.

13/05/2014 18:08