Januzaj, numër 10

David Moyes beson se Adnan Januzaj do të bëhet futbollisti i ardhshëm i Manchester Unitedit në rolin e numrit 10. 18-vjeçari debutoi në Premierligë më herët gjatë këtij sezoni dhe ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje për kampionin e Premierligës. Januzaj, fillimisht u aktivizua në krahun e majtë por Moyes beson se ylli kosovar…

Sport

03/11/2013 11:02

David Moyes beson se Adnan Januzaj do të bëhet futbollisti i ardhshëm i Manchester Unitedit në rolin e numrit 10. 18-vjeçari debutoi në Premierligë më herët gjatë këtij sezoni dhe ka shënuar dy gola në gjashtë paraqitje për kampionin e Premierligës.

Januzaj, fillimisht u aktivizua në krahun e majtë por Moyes beson se ylli kosovar mund të zhvendoset në një rol në qendër te United.

“Me kalimin e kohës, pozita më e mirë e Adnanit do të jetë numri 10”, deklaroi Moyes për mediet britanike .

“Por, ai është ende i ri, andaj është më mirë që njëherë ta aktivizojmë në të majtë ose të djathtë. Ai është edhe sulmues i shkëlqyeshëm pasi ka talent të nevojshëm për të luajtur në pozita të ndryshme. Djaloshi është duke punuar shumë mirë, dhe qfarëdo detyre që i japim, ai mund ta kryejë me sukses”, përfundoi Moyes.