Japonia dhe Spanja kalojnë tutje, ja kundërshtarët e tyre në fazën tjetër
Japonia dhe Spanja janë dy kombëtaret e tjera që kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve. Japonezët mposhtën spanjollët 2:1, dhe bënë historinë duke kaluar tutje në fazën e 16 skuadrave më të mira. ‘La Roja’ përkundër disfatës, shkoi tutje, transmeton lajmi.net. Në grupin E lider janë Japonia, teksa në fazën tjetër përballen me Kroacinë.…

Sport
Japonia dhe Spanja janë dy kombëtaret e tjera që kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve.
Japonezët mposhtën spanjollët 2:1, dhe bënë historinë duke kaluar tutje në fazën e 16 skuadrave më të mira.
‘La Roja’ përkundër disfatës, shkoi tutje, transmeton lajmi.net.
Në grupin E lider janë Japonia, teksa në fazën tjetër përballen me Kroacinë.
Kurse, Spanja si e dyta në grup do ballafaqohet me kombëtaren e Marokut.
Japoni – Kroaci zhvillohet të hënën (pesë dhjetor), me fillim nga ora 16:00.
Kurse Maroku – Spanja të martën (gjashtë dhjetor) nga ora 16:00./Lajmi.net/