Jese ‘siguron’ Botërorin
Real Madrid është duke zbuluar një yll të ri. Përveç të zakonshmëve përfshirë Cristiano Ronaldon dhe futbollistët e tjerë kryesorë të Los Blancos, skuadra deri më tani gjatë vitit ka gjetur një talent të ri i cili konsiderohet si yll i së ardhmes. Jese Rodriguez, 20-vjeç është duke i shfrytëzuar maksimalisht rastet e ofruara nga…

Sport
Real Madrid është duke zbuluar një yll të ri.
Përveç të zakonshmëve përfshirë Cristiano Ronaldon dhe futbollistët e tjerë kryesorë të Los Blancos, skuadra deri më tani gjatë vitit ka gjetur një talent të ri i cili konsiderohet si yll i së ardhmes.
Jese Rodriguez, 20-vjeç është duke i shfrytëzuar maksimalisht rastet e ofruara nga trajneri Carlo Ancelotti në mungesë të Gareth Bale, dhe realizoi njërin nga tre golat e Realit në fitoren 3:0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey në Santiago Bernabeu të mërkurën.
Paraqitjet e mira këtë edicion për Realin i kanë sjell të riut mundësinë që të përfshihet në ekipin e Spanjës për Kampionatin botëror 2014 në Brazil.
“Të gjithë futbollistët që luajnë rregullisht, janë nën konsideratë. Jese, është një prej tyre. Nëse mund të marr ftesë për Botëror? Sigurisht”, deklaroi selektori i Spanjës, Vicente del Bosque për AS.