Jeta pas Letërsisë
Shkrimtari i famshëm Philip Roth nuk e ka ndërmend t’i kthehet shkrimit. Në moshën 80 vjeçare ai ka zbuluar se mund të jetosh edhe pa letërsi. Dhe të jesh i lumtur.

ShowBiz
Philip Roth është një pensionist i lumtur. Shumë i lumtur.
Fituesi i Çmimeve Pulitzer dhe Man Booker International, si dhe kandidati i përvitshëm për Çmimin Nobel, e ka përsëritur qëndrimin e tij se më nuk do të shkruajë.
“Që nga viti 2009 nuk kam shkruar asgjë”.
“Nuk kam dëshirë të shkruaj letërsi”.
“E kam bërë atë që e kam bërë dhe ka marrë fund”.
“Jeta është më e madhe sesa shkrimi dhe publikimi i letërsisë”.
“Është një botë krejtësisht tjetër. Jam i fascinuar me zbulimin e saj së voni”.
“Notoj, shikoj bejsboll, e observoj natyrën, shikoj filma, dëgjoj muzikë, ushqehem mirë dhe takohem me miq”.
A.M.