Justin Bieber akuzohet për sulm fizik

Justin Bieber akuzohet për një sulm fizik ndaj shoferit të një limuzine në Toronto, të ndodhur muajin e kaluar. 19 vjeçari u paraqit në stacionin policor të Torontos, ku është ndjekur nga televizionet, fotografët, kameramanët dhe fansat e tij të frikësuar. Kjo akuzë arrin vetëm një javë pasi ai ishte arrestuar dhe ishte akuzuar për…

ShowBiz

30/01/2014 17:04

Justin Bieber akuzohet për një sulm fizik ndaj shoferit të një limuzine në Toronto, të ndodhur muajin e kaluar. 19 vjeçari u paraqit në stacionin policor të Torontos, ku është ndjekur nga televizionet, fotografët, kameramanët dhe fansat e tij të frikësuar.

Kjo akuzë arrin vetëm një javë pasi ai ishte arrestuar dhe ishte akuzuar për një incident të ndodhur në Florida, ku kishte vozitur nën ndikimin e alkoolin dhe drogës.

Avokati i këngëtarit ka dhënë se klienti i tij ishte i pafajshëm. Policia e Torontos thotë se Justin Bieber ishte njëri nga gjashtë personat i cili u përjashtua nga limuzina jashtë një klubi nate, në orët e hershme të 30 dhjetorit.

“Derisa po e voziste një grup njerëzish drejt hotelit, ka nisur një zënkë në mes të pasagjerëve dhe vozitësit të limuzinës. Në fjalosje e sipër, një person e goditi vozitësin e limuzinës pas kokës disa herë. Vozitësi e ka ndalur limuzinën dhe e ka lajmëruar policinë. Personi që e ka goditur atë është larguar nga vendi i ngjarjes, para se policia të arrinte”, ka njoftuar policia. Bieber do të paraqitet para gjykatës më 10 mars në Toronto.