Kampionati botëror i turpit
Ish ylli i Milanit dhe Barcelonës, Rivaldo ka lansuar kritika të ashpra ndaj Brazilit duke thënë se vendlindja e tij nuk do të jetë në gjendje të organizojë ashti siç duhet Kampionatin botëror në futboll. Brazili është nikoqir i garës që do të zhvillohet gjatë verës dhe tashmë është përballur me kritika të shumta për…

Sport
Ish ylli i Milanit dhe Barcelonës, Rivaldo ka lansuar kritika të ashpra ndaj Brazilit duke thënë se vendlindja e tij nuk do të jetë në gjendje të organizojë ashti siç duhet Kampionatin botëror në futboll.
Brazili është nikoqir i garës që do të zhvillohet gjatë verës dhe tashmë është përballur me kritika të shumta për punën rreth infrastrukturës.
Dhe, sulmeve i është bashkuar edhe Rivaldo.
“Turp që janë shpenzuar aq shumë para për një Botëror dhe jo në spitale dhe shkolla që janë në gjendje të tmerrshme”, deklaroi Rivaldo, 41-vjeç, për Radio Jovem Pam.
“E dimë se çka do të ndodh, e kam thënë edhe disa herë tjera se Brazili nuk është në gjendje të organizojë siç duhet një Kampionat i cili do të na bëjë të turpërohemi”, u shpreh ai.