Kane i gatshëm për Senegalin, synon golin

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane ndihet tejet i gatshëm për ndeshjen e radhës së Anglisë kundër Kombëtares së Senegalit. Anglia dhe Senegali do të përballen sot me fillim nga ora 20:00, ndeshje kjo e cila do ta përcaktojë kombëtaren e radhës e cila do ta siguronte biletën drejt çerekfinales së këtij Botërori, transmeton lajmi.net. Kane…

Sport

04/12/2022 09:24

Ylli i Tottenhamit, Harry Kane ndihet tejet i gatshëm për ndeshjen e radhës së Anglisë kundër Kombëtares së Senegalit.

Anglia dhe Senegali do të përballen sot me fillim nga ora 20:00, ndeshje kjo e cila do ta përcaktojë kombëtaren e radhës e cila do ta siguronte biletën drejt çerekfinales së këtij Botërori, transmeton lajmi.net.

Kane ende nuk e ka gjetur golin në këtë Botëror, dhe ende nuk e ka gjetur formën e tij që prej lëndimit në fitoren 6:2 kundër Iranit.

Kane e pranoi se do të donte të kishte hapur llogarinë e tij të golave, por nuk është i shqetësuar dhe thotë se e gjitha është pjesë e një plani për të arritur majat ndërsa turneu zhvillohet.

“Ndjehem shumë mirë, tejet i gatshëm për ndeshjen. Vetëm koha do të tregojë por shpresoj që do të bëjë punë të mirë nesër dhe të sjell formën më të mirë në fazën eliminatore”, tha Kane.

“Golat janë ato se me çfarë do të gjykohem unë por unë jam i qetë dhe gjithmonë do të fokusohem në skuadër, do të bëjë më të mirën që mundem në mënyra të ndryshme. Do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë dhe nëse golat vinë atëherë mirë. Si sulmues unë gjithmonë dua të jem duke shënuar gola, do të jetë një ndeshjen e vështire me Senegalin por shpresoj që unë do të shënoj”, shtoi më tej ylli anglez./Lajmi.net/