Kane nuk do të largohet nga Tottenham

Harry Kane mund të vazhdojë bashkëpunimin me Tottenham Hotspur. Mes lidhjeve të transferimit me Manchester United, Harry Kane së shpejti mund të nënshkruajë një marrëveshje të re me Tottenham Hotspur sipas ‘The Athletic’. Kontrata aktuale e Harry Kane skadon në qershor 2024 dhe nëse nuk nënshkruan një marrëveshje të re, ‘Spurs’ mund të konsiderojnë shitjen…

Sport

23/01/2023 15:42

Harry Kane mund të vazhdojë bashkëpunimin me Tottenham Hotspur.

Mes lidhjeve të transferimit me Manchester United, Harry Kane së shpejti mund të nënshkruajë një marrëveshje të re me Tottenham Hotspur sipas ‘The Athletic’.

Kontrata aktuale e Harry Kane skadon në qershor 2024 dhe nëse nuk nënshkruan një marrëveshje të re, ‘Spurs’ mund të konsiderojnë shitjen e tij në verë në vend që ta lënë atë të largohet falas një vit më vonë.

Por siç qëndrojnë gjërat, kapiteni i Anglisë mund të zgjasë qëndrimin e tij me klubin.

Mbetet të shihet se çfarë do ndodh përfundimisht me sulmuesin./Lajmi.net/