Kapen 20 kg lëndë narkotike në Morinë

Janë sekuestruar 20 kg lëndë narkotike në Morinë, gjatw kohës kur po transportoheshin ilegalisht nga Shqipëria për në Kosovë. Policia e Shqipërisë ka arritur të arrestojë dy transportuesit, që të dy shtetas të Shqipërisë. 

Lajme

10/05/2014 13:32

Policia e Shqipërisë ka sekuestruar 20 kg lëndë narkotike në Morinë, që pwr destinacion kishin Kosovën. Po ashtu janë arrestuar edhe dy transportuesit, që të dy shtetas të Shqipërisë.

“Operacioni i koduar “Drini i Bardhë”, nga forcat e policisë së qarkut të Kukësit, ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 20 kilogram lënde narkotike, canabis sativa, ndërkohë që ka vënë në pranga dy personat që po e transportonin atë. Sipas policisë së Kukësit, aksioni është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku në automjetin tip citroen me targë AA 576 JD ishin fshehur, në pjesë të ndryshme të tij, e gjithë sasia e drogës e ndarë në disa pako të veçanta”.

“Gjatë kontrollit oficerët policorë, kanë sekuestruar gjithë sasinë e lëndës narkotike, ndërkohë që kanë prangosur menjëherë dy shtetasit R.  Miri 29 vjeç, lindur e banues në Tiranë, dhe shtetasin A.  Xha 23 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.