Katër persona të armatosur grabisin një kompani në Shtime

Katër persona të panjohur dyshohen për grabitje në një kopani në Shtime. Në raportin 24 orësh së Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme në rrugën “12 Qershori” thuhet se katër persona nën kërcënimin e armëve kanë kryer grabitje në një kompani dhe kanë grabitur katër mijë euro. Polica ka bërë të ditur se personat…

Lajme

27/01/2023 12:32

Katër persona të panjohur dyshohen për grabitje në një kopani në Shtime.

Në raportin 24 orësh së Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme në rrugën “12 Qershori” thuhet se katër persona nën kërcënimin e armëve kanë kryer grabitje në një kompani dhe kanë grabitur katër mijë euro.

Polica ka bërë të ditur se personat e armatosur kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe kanë djegur veturën në një pyll në të cilin ata po qarkullonin.

Sipas raportit thuhet se të njëjtit dyshohen se kishin hasur në një person mashkull të cilin e kanë kërcënuar me armë dhe i kishin vjedhur portofolin dhe telefonin e tij.

Rasti vazhdon duke u hetuar.

Njoftimi i plotë:

Katër persona të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armëve kanë kryer grabitje në një kompani ku kanë grabitur 4000 €.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë, e cila veturë më pas është gjetur e djegur në një pyll.

Dyshohet se të dyshuarit e njëjtë kishin hasur në një viktimë mashkull kosovar të cilit duke e kërcënuar me armë i kishin grabitur portofolin dhe telefonin mobil. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Lajmi.net/