KEDS për një javë kap 164 konsumatorë duke e vjedhur rrymën

Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore. Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1976 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre…

Lajme

29/11/2022 14:04

Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.

Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1976 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 164 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.